Ja çfarë shkruan, Balla asnjë përgënjeshtrim për ‘Toyota’, vetëm fyerje për Bashën

Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar të PS, nuk i ka përgënjeshtruar akuzat e rënda që i drejtoi sot kryetari i opozitës Lulzim Basha; Basha i drejtoi gishtin si personi që kishte garantuar marrëveshjen me një nga bandat më të rrezikshme të drogës për të futur në Shqipëri miliona eurot nga trafiku, që u kapën në Portin e Durrësit.

Reagimi i 'dorëzanit' Balla qe thjesht e vetëm ironik e fyes në Fb: "O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit... Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve".

Ky reagim erdhi pas deklaratës që dhe kreu demokrat, i pyetur nga mediat sot, për miliona eurot kontrabandë kapur në portin e Durrësit.

Gazetarët:  Çfarë mund të thoni për kapjen e miliona eurove me Toyata Yaris?

Lulzim Basha: Mund të them vetëm tre gjëra. E para, që paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës, aktive, kryesisht në zonën e Elbasanit dhe në të gjithë Shqiëprinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri dhe e treta, Policia shqiptare ka qënë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar; është një nga vendet partnere që janë spektike përsa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, ne veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit.  

VIDEO E PLOTË: Çfarë i tha Lulzim Basha  në Kuvend, të enjten, për ‘Toyotan’ me eurot

Për të cituar në mënyrë korrekte Kryetarin Lulzim Basha, që akuzoi Taulant Ballën në parlament të enjten se ishte i përfshirë në skandalin e milionave euro para të pista, po ju vëmë në dispozicion videon dhe zbardhjen.

“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, qe po qeshte bashke me Ramen) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda!

Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt.”- tha Basha në parlament, kur theksoi rolin vendimtar të opozitës që Gjermania të mos refuzonte hapjen e negociatave me Shqipërinë.