Anglia fitoi 6-1, por trajneri befason të gjithë me këtë deklaratë

Gareth Southgate nuk u shpreh shumë i kënaqur me lojën e Anglisë.

Pavarësisht se “3 luanët” mposhtën Panamanë me rezultatin e thellë 6-1, trajneri pati edhe disa kritika për lojtarët e tij.

 “Nuk e kam pëlqyer shumë performancën tonë. Ajo që nuk më ka pëlqyer ishte fillimi dhe fundi i ndeshjes sonë, por pjesa midis ishte vërtet shumë e mirë”.

“Ishim disi të shqetësuar në fillim, por sapo kemi parë mënyrën sesi kundërshtari luante, e kemi interpretuar takimin në mënyrën e duhur”, ka thënë Southgate.