Noizy ‘orakulli’ i Botërorit, fiton rreth 15 mijë euro në baste me ndeshjen Poloni-Kolumbi

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka fituar një shumë të majme me parashikimet e bëra në baste për sfidën Poloni-Kolumbi, të përfunduar me shifrat 0-3.

Në foton e postuar prej tij në rrjetin social ‘instagram’, reperi ka qëlluar në 5 nga 6 skedinat e vëna. Në total ai ka fituar një shumë prej afërsisht 15 mijë euro.

Mesa duket ‘orakulli’ i Botërorit është gjetur.