FOTO/ Aktorja më e kërkuar pornografike tregon për kë bën tifo në Angli

Pornostarja e njohur, Mia Khalifa është një nga personazhet më interesante dhe të komentuara në rrjetet sociale, shpesh herë edhe për komentet që bën lidhur me futbollin. Sikurse së fundmi komentoi gabimet e portierit gjerman të Liverpool, Loris Karius në finalen e Champions League ndaj Real Madrid. Por, përveç kësaj 25-vjeçarja ka treguar se është një tifoze e klubit anglez, West Ham. Ndryshe nga shumë vajza të tjera, të cilat mbështesin ekipet e mëdha si Chelsea, Tottenham, United, City, Liverpool dhe Arsenal, ajo ka zgjedhur "The Hammers".

Khalifa publikoi një foto me fanellën e klubit britanik në profilin e saj në “Instagram”, ku ka tetë milionë ndjekës.

“Viti tjetër, viti ynë”- ka shkruar ajo karshi fotos.

Ajo është cilësuar si aktorja më e kërkuar pornografike në internet- shkruan The Sun.