Vipat e Bllokut e kapin keq me vajzën e Majlinda Bregut, shikoni foton që i publikojnë

Faqja demaskuese në rrjetet sociale, ‘Vipat e Bllokut’ këtë herë e ka kapur keq me vajzën e ish-deputetes demokrate, Majlinda Bregu.

Kejda është një nga vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale dhe kjo falë pamjes, por dhe faktit se është vajza e një prej femrave me ndikim në politikën shqiptare.

Nëse ka diçka, që duket se Kejda nuk toleron, është të hedhë foto të shkujdesura në Instagram.

Në publikimet e saj dominojnë veshjet e shtrenjta si dhe një grim perfekt. Por këtë herë i është publikuar një foto, ku ajo nuk duket në gjendjen e saj më të mirë.

Ndër të tjera nga krahasimi i fotove vihet re një ndryshim në buzët dhe hundën e saj. Por 'dorën në zajrr nuk e vemë', nëse ajo ka operacione, pasi teknikat e grimit bëjnë çudira.