FOTO/ Vokshi i bashkohet pelegrinazhit të shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjër të Sarandës

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka bërë homazhe sot në emër të PD-së, në varrezat monumentale të eksodit të shqiptarëve të Çamerisë më Kllogjerit .

Vokshi iu bashkua sot peligrinazhit të shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjër të Sarandës.  Deputetja demokrate zhvilloi homazhe në varrezat memoriale që përkujtojnë viktimat e eksodit të shqiptarëve çam nga vendlindja e tyre Çamëri të detyruar nga ushtria e gjeneralit famëkeq grek, Napolin Zerva. Vokshi, mori pjesë në peligrinazhin e zhvilluar nga PDIU si përfaqësuese e Partisë Demokratike dhe vendosi lule duke përkujtuar viktimat e pafajshme shqiptare që u masakruan nga ushtria greke.