Pompeo i kërkon Francës: Maqedonia të ftohet në NATO

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka kërkuar nga Franca që të zhbllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Pompeo ka kërkuar nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian që të mbështet zgjerimin e NATO-së përmes ftesës ndaj Maqedonisë për t’u bashkuar me aleancën, përfshi fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

E gjithë kjo vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit.