Messi sot 31-vjeç, ja nga i vjen një urim i ndjerë

Sot ylli argjentinas i futbollit, feston ditëlindjen, ai mbush 31 vjeç dhe kjo duhet të jetë një ditë e lumtur për të. Ajo që ka menduar t’ia zbukurojë këtë ditë dhe për t’i larguar mendjen nga botërori është bashkëshortja e tij, Antonella.

Me një urim të ndjerë në Instragram ajo ka shprehur gjithë dashurinë dhe mirënjohjen qe ka për yllin argjentinas.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Të duam shumë. Faleminderit që më ke bërë femrën më të lumtur në botë dhe për familjen tonë, që është pasuria më e madhe. Dua të jesh i lumtur sot e përgjithmonë zemër”, shkruan Antonella në Instagram.

Messi dhe bashkëshortja e tij kanë tre djem, ku më i vogli është vetëm 3 muajsh.