Avionët luftarakë rusë nisin bombardimet

Avionët luftarakë rusë bombarduan zonat e kontrolluara nga rebelët në Sirinë jugore për herë të parë që prej marrëveshjes së armëpushimit të arritur para më shumë se një viti. Lajmi është konfirmuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe opozita siriane.

Forcat ajrore ruse sulmuan 25 vendndodhje në qytetet rebele të Sirisë që ndodhen jashtë kontrollit qeveritar. Të paktën 20 bomba u lëshuan nga avionët luftarakë në Bousra al-Hariri, në juglindje të qytetit Dara.

Sulmi ajror i Rusisë vjen në mbështetje të forcave qeveritare siriane, që kërkojnë të marrin kontrollin e rajonit strategjik. Që prej ditës së martë, të paktën 19 persona janë vrarë në zonat që kontrollohen nga rebelët.