Pas ‘hetimit’ për Xhakën dhe Shaqirin, mjeku Kalo: Është simbol pellazgo - ilir

Sumbolika e Shqiponjës që bënë dy futbollistët Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen me Serbinë dhe për të cilën FIFA ka nisur hetim ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet gazetareske pore edhe në ato intelektuale të rajonit per edhe më gjerë.

Mjeku u njohur shqiptar Tritan Kalo një i apasionuar pas futbollit shkruan se simboli që benë dy futbollistet shqiptarë është shumë i vjeter dhe vjen që nga koha pellazgo ilire e origjinës shqiptare.

Në një shënim në rrjetet sociale ai ironizon FIFA duke shtuar se “SIMBOLIKA eshte element i shprehjes, dhe LIRIA e të shprehurit sikur edhe mbrohet nga “HIPOKRIZIA Politike” Europiane në Konventen Europiane të të Drejtave të njeriut (Neni 10 - Liria e shprehjes: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes.

Ja shënimi i plotë në facebook i mjekut të njohur:

Simbol mijra vjeçar i Iliro-pellazgeve, kur FIFA dhe Kampionati Boteror i Futbollit ende NUKU ishin ne “embriogenezen” e zhvillimeve te Shoqerise njerzore, dhe Sllavet = “S(k)llavet (kendoni pak Ismail Kadarene per te kuptuar me mire kete term), ende NUKU kishin zbritur ne keto vise….PERSE gjithe kjo HISTERI mediatike neper Europe e Serbi ne lidhje me kete simbol te Xhakes dhe Shaqirit, shqiptareve te Zvicres, dhe pse gjithe kjo shperndarje e denim i ketij gjesti emocional ne rrjetet sociale, nga individe “internacionaliste te vonuar", apo "ANAL-ISTE te veteliçensuar si te tille”…SIMBOLIKA eshte element i shprehjes, dhe LIRIA e te shprehurit sikur edhe mbrohet nga “HIPOKRIZIA Politike” Europiane ne Konventen Europiane te te Drejtave te njeriut (Neni 10 - Liria e shprehjes: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes.
Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione ose ide, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë”…..), apo per NE Shqiptaret ka vetem standarte mohuese dhe denigruese…DUAN me çdo kusht te na çrrenjezojne si POPULL, sepse e kaluara jone i ben hije “pseudo-historise” se Civilizimit Europian, dhe e permbys kete sajese te Oborreve Perandorake, Mbreterore dhe te Kancelerive Perendimore Europiane…..