Dëmtohet ‘ylli’ i Brazilit, humb ndeshjen kundër Serbisë

Douglas Costa do ta humbas ndeshjen e fundit në fazën e grupeve ku Brazili do të luajë kundër Serbisë.

Kombëtarja e Brazilit me barazim apo fitore siguron kalimin në fazën tjetër në Kupën e Botës, dhe në ndeshjen e fundit kundër Serbisë që luhet ditën e mërkurë të javës së ardhshme.

Në ndeshjen kundër Serbisë, Brazili nuk do të mund të llogarisë Douglas Costan. Ylli i Juventusit ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë në këtë ndeshje.