‘Zoti’ tërbohet mbi Shqipërinë! Ja çfarë ndodhi me motin mbrëmë në vendin tonë

Stuhia që zuri vend mesnatën e kaluar deri në orët e para të mëngjesit mbolli panik tek qytetarët jo vetëm për shkak të shiut të rrëmbyer por edhe vetëtimave të pafundme.

Ky edhe për ekspertët është një rast i veçantë edhe pse jo i vetmi kur zemërimi i natyrës ka arritur në këto nivele.

Të dhënat e mbledhura nga stacionet që monitorojnë vetëtimat informuan se Shqipëria nuk ka qenë e vetmja me intensitet të lartë godititjeje nga vetetimat në një hapësirë kaq të vogël gjeografike.

Të njëjtat stacione raportojnë se vendi ynë dhe disa nga rrethinat e fqinjëve u goditën me të paktën 25 mijë vetëtima në harkun kohor të tetë orëve, raporton Monitor.

Që stuhitë që kanë përfshirë së fundmi Shqipërinë nuk janë aspak në normalitetin që ka klima jonë kjo është pranuar edhe nga insitucionet kompetente të cilët i kanë klasifikuar këto dukuri si mini stuhi tropikale kjo më tepër për të dhënë idenë e intensitetit të lartë që kanë pasur reshjet e shiut.