FOTO/ 6.7 milionë turq dalin në krah të kundërshtarit të Erdogan

Sipas Policisë së Stambollit sot në Mitingun përmbylles të Partise Republikane Turke, Partia e Ataturkut qe ka kandidat për President në zgjedhjet e neserme parlamentare dhe presidenciale Muharrem Ince, kanë marrë pjesë 6 milion e shtatëqind e tetëdhjetë banorë të cilet mbështesin fuqishëm kundërshtarin e Presidentit Erdogan.

Ky është mitingu me i madh i zhvilluar ndonjeherë në Turqi dhe ishte shenjë e qarte e Zgjimit Turk.

Fushata pro opozites turke është quajtur cunami turk pasi vetem në tre ditet e fundit në Izmir, Ankara dhe Stamboll kanë marrë pjesë afërsisht 12 milion turq që mbështesin partitë opozitare turke. Afersisht 20% e votuesve kanë marrë pjesë në mitingjet opozitare gjatë tre ditëve të fundit në tre qytetet më të mëdha në Turqi. Zgjimi Turk vjen pas 16 vjetësh të drejtimit të Turqisë nga Erdogan pavaresisht kapjes se të gjithë institucioenve dhe si në pranveren arabe, turqit janë organizuar në mediat sociale duke qenë se të gjitha mediet shtetërore dhe private janë nën diktatin e qeverisë aktuale.

Ndërgjegja qytetare dhe ringjallja e Turqisë së Ataturkut ka rritur shumë edhe aktivizimin civil përtej partive politike turke duke e bërë këtë një levizje kundër establishmentit. Neser në datë 24 qershor, 60 milion turq do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri dhe presidentin dhe në garë përveç Presidentit aktual Erdogan janë edhe tre kandidatë të tjerë për presidentë të cilet për herë të parë pas 16 vjetesh kanë krijuar një front të bashkuar opzitar.