VIDEO/ Lajm i keq për Gjermaninë, ja çfarë po ndodh në Meksikë-Koreja e Jugut

Meksika ka kaluar në avantazh 1-0 përballë Koresë së Jugut. Carlos Vela ishte ai i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Skenari i kualifikimit/

Një fitore e mundshme e Meksikës rëndon situatën e Gjermanisë e cila sonte kushtëzohet për të marr patjetër fitoren përballë Suedisë pasi në të kundërt është shumë pranë eliminimit.

Në rast fitore ndaj Koresë së Jugut, Meksika shkon me pikë të plota duke kryesuar Grupin F.