E rëndë/ Po festonte me flamurin shqiptar, tifozi plagoset me thikë

Shqiptarët kanë festuar anekënd botës mbrëmjen e djeshme pas fitores ndaj Serbisë.

Por jo për të gjithë ka qenë një ditë feste.

Në qytetin e Bazelit një shqiptar është qëlluar me thikë nga 3-4 tifozë serbë.

Shqiptari ishte duke festuar me flamurin kuq e zi, kur është sulmuar nga grupi i personave.

Pasi i kanë marrë dhe grisur flamurin, shqiptari është qëlluar edhe me thikë në këmbë.

I riu u dërgua në spital nga një shok i tij dhe është pa probleme për jetën.

Policia ka nisur hetimet dhe po kërkon personat që e kanë sulmuar.