Deklarata e Shaqirit që 'çmendi' serbët pas ndeshjes

Xherdan Shaqiri ishte fantastik jo vetëm në fushë, por edhe pas ndeshjes me Serbinë.

Mesfushori kosovar shpjegoi festën e tij me shqiponjë që u mor si provokim nga skuadra kundërshtare.

“Nuk mendoj tani për këtë, nuk dua të flas për atë temë. Në futboll gjithmonë keni emocione.

E keni parë të gjithë se çfarë kam bërë, është emocion i pastër”, deklaroi Shaqiri për ‘Sky Sports’.

‘Thjeshtë isha shumë i lumtur që kam shënuar gol. Nuk duhet të flasim për tema të tjera’, theksoi ai.