Së shpejti një dasmë e 'Game Of Thrones'

Peter Dinklage është i gatshëm për të festuar.

Aktori 49 vjeçar i serialit të famshëm “Game Of Thrones” është parë sapo kishte arritur në Skoci, për dasmën e bashkëpunëtoreve të tij Kit Harrington dhe Rose Leslie.

Kit dhe Rose pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 23 qershor, ditën e shtunë në Kështjellën Wardhill në Aberdeenshire në Skoci.

Dasma e dyshes pritet të jetë madhështore, si ato të portretizuara në serial.

Xhirimet e sezonit final të “Game Of Thrones” veçse kanë përfunduar dhe fansat mezi s’po presin t’i shohin aktorët e tyre të preferuar.