VIDEO/ BMW mund të largohet nga Britania nga Brexit, ja situata e komplikuar

Gjigandi i makinave BMW ka ndjekur aeroplanin Airbus në paralajmërimin për pasojat e pasigurisë së Brexit.

Shefi i BMW në Mbretërinë e Bashkuar, Ian Robertson thotë se qartësia është e nevojshme deri në fund të verës. BMW bën Mini dhe Rolls Royce dhe punëson rreth 8,000 njerëz në Britani të Madhe.

Më parë, Airbus, i cili punëson 14,000 njerëz në Britani të Madhe, paralajmëroi se mund të largohej nëse Britania e Madhe dalë nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor pa ndonjë marrëveshje tranzicioni.