Kriza gjermane, Angela Merkel pranë largimit

Me kancelaren nën zjarrin e artilesë së rëndë nga konservatorët bavarezë, peizazhi politik i Gjermanisë mund të ballafaqohet me përmbysje radikale. Angela Merkel mund të humbasë pozicionin e dhe partnerin tradicional të qendrës së djathtë dhe ky koalicion mund të përfundojë së shpejti...

‘Në një moment, do të doja të gjeja kohën e duhur për t'u larguar nga politika,’ tha Angela Merkel. ‘Por kjo gjë duket se është shumë më e vështirë sesa e kisha imagjinuar. Unë thjesht nuk dua të jem gjysmë e vdekur kur largohem nga politika’.

Merkel sapo ishte bërë sekretare e Përgjithshme e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) dhe u ul për një intervistë me gazetarin Herlinde Koelbl për librin e saj ‘Gjurmët e Pushtetit’.

Kjo filloi vitin në të cilin Merkel u ngrit në CDU, së bashku me organizatën pothuajse revolucionare të partisë. Në vitet e mëvonshme, Merkel mbajti aq shumë pozicione tradicionale në CDU se është më mirë të flitet për një ri-themelim të partisë sesa një proces modernizimi. Shumë konservatorë nuk kanë qenë në gjendje të njohin partinë e tyre të vjetër.

Dhe gjatë gjithë kohës, sikleti me udhëheqjen e Merkelit vazhdoi të rritet vit pas viti, në kuadër të Bashkimit Kristian Social (CSU), partia simotër bavareze e CDU-së.

Që nga viti 2015, kur gati një milion persona arritën në Gjermani si rezultat i politikave liberale të Merkel për refugjatët, kjo situatë ka ndryshuar duke u kthyer në një kundërshtim të hapur. Dhe tani, në qershor të vitit 2018, CSU-ja ka thënë mjaft, edhe pse aktualisht nuk ka ndonjë shkak të dukshëm për shqetësimin e tyre. Ata duan të shohin fundin e menjëhershëm të epokës ‘Merkel’ - nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të interpretuar komentet e bëra kohët e fundit nga udhëheqja e partisë ‘CSU’. Dhe për të arritur këtë qëllim, ata janë të përgatitur të sakrifikojnë partneritetin e 10 vjeçar mes dy partive konservatore.

‘Qasja politike e Merkelit ka arritur fundin,’ thotë një deputet i CSU-s. Diskutimet rreth Merkelit brenda CSU karakterizohen nga tërbimi dhe ligësia. Dhe udhëheqësi i CSU-s Horst Seehofer po kërcënon të sfidojë fuqinë e garantuar nga Kushtetuta të Merkelit për të përcaktuar udhëzimet e politikave.

I ashtuquajturi ‘Masterplani" i Seehofer për Reformimin e Politikave të Refugjatëve konsiston në: kthimin e njerëzve në kufirin gjerman në qoftë se ata kanë aplikuar për azil ose janë regjistruar si refugjat në një shtet tjetër anëtar të BE. Për një kohë të gjatë, vet CSU-ja dukej e pasigurt se çfarë po kërkonte, por kryesorja ishte që të merrnin një vijë të ashpër.

Rënia e Merkelit?

Merkel këmbëngul se duhet të ketë një ‘zgjidhje evropiane’, me të cilën ajo do të thotë një reformë të politikës së migracionit të BE-s me të gjithë partnerët e Bashkimit Evropian të Gjermanisë.

Në të vërtetë, CSU dëshiron t'i japë fund politikave të refugjatëve që janë të lidhura ngushtë me emrin e Merkelit. Politikani i CSU-së nuk lë ndonjë dyshim. Nëse nuk do të pranohet plani atëherë Merkel do të lihej përballë dy opsioneve: atë të braktisjes së bindjeve të saj ose të prishjes së aleancës mes CDU dhe CSU.

Për ironi, partia simotër e Merkelit ka shkaktuar krizën më të rëndësishme politike në pothuajse 13 vjet të të qenit kancelare. Mbetet e paqartë se si do të përfundojë, por thirrja e CSU është e qartë si pikat e ujit.

Sipas një sondazhi të porositur nga ‘Der Spiegel’, CDU dhe CSU duhet të ndahen dhe të shkojnë rrugët të tyre të veçanta. Kjo në fakt nuk do të ishte fundi i mandatit të Merkelit. Do të ju duket e pabesueshme, por pritet që CDU dhe SPD të qëndrojnë në pushtet si një qeveri e pakicës ose do të mblidhen disa deputetë nga partitët e vogla për të zëvendësuar CSU-në. Por nga ana tjetër në selinë e SPD-s në Berlin, këtë vjeshtë po bëhen përgatitjet për zgjedhjet e reja.

Por Merkel ka edhe 1 javë kohë para se CSU të marrë vendimet e saj.

Marrë me shkurtime nga Der Spiegel-Përgatiti: SYRI.net