Ish ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi i vrarë në Tiranë me 1998, do të rivarroset në Kosovë

Me propozim të ministrit të Forcës Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që ish Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi të rivarroset në Kosovë.

Ende nuk dihet se kur eshtrat e tij do të zhvendosen nga Shqipëria për në vendlindje, mirëpo kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.