FOTO/ Media zvicerane: Kundër Serbisë na duhen 11 si Berhami

Gazeta zvicerane “Blick” ka lavdëruar Valon Behramin për paraqitjen e tij mbresëlënëse kundër Brazilit.

E veçanta është se ata kanë paraqitur 11 lojtarë të formacionet me modelin e flokëve të Behramit.

Kjo do të thotë se ata duan që të gjithë të tjerët të luajnë me shpirtin e atij në fushë. 

“Ky është stili im i lojës. Ndoshta do të jetë Botërori im i fundit dhe po e shijoj çdo sekondë”, është shprehur Behrami.

Gazeta vazhdon ta lavdërojë shqiptarin më tej. “Nëse serbët provokojnë? Bëhu si Behrami dhe ec duke buzëqeshur. Nëse bëjnë presion? Bëhu si Behrami dhe duro”, shkruan gazeta.