Dëgjojeni batutën e bukuroshes kroate për Messin: Është nga një planet tjetër? Le të rrijë atje

Tifozja e zjarrtë e Kroacisë, Ivana Knoll, e cila jo zyrtarisht është “Miss World Cup”, ishte mbrëmë në stadium për të përkrahur Kombëtaren e saj.

Bukuroshja 26-vjeçare, e lindur në Frankfurt, por që tani jeton në Zagreb, ka ironizuar me yllin argjentinas, Lionel Messi, për të cilin thuhet se është nga një planet  tjetër.

“Thuhet se Messi është nga një planet tjetër. Pra, le të rrijë atje”, ishte batuta e kroates bukuroshe.