Në garë për udhëtarët, përplasen autobusët në Kamëz, 6 të plagosur

Aksident në Kamëz. Janë përplasur dy autobusë dhe sipas njoftimeve të fundit ka disa të plagosur.

Mendohet se autobusët po bënin garë mes tyre për të marrë pasagjerët. Mësohet se janë 6 pasagjerë të plagosur për të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jeten

Njëri nga shoferët ka qenë në gjendje të dehur.

Aksidenti ka ndhur mengjesin e sotëm në rrugen Kamëz – Tiranë në afëri të kthesës së Kamzës.