Më në fund, Ariana dhe Pete konfirmojnë fejesën

Prej ditësh tashmë përflitet në median rozë botërore se këngëtarja e famshme Ariana Grande është fejuar me komedianin Pete Davidson kjo pasi ajo është fotografuar me një unazë gjigante diamanti në gisht.

I ftuar në “Tonight Show” nga Jimmy Fallon, aktori ka konfirmuar atë që ne vetëm e kemi parë nëpërmjet fotove online. Ai u shpreh shumë i lumtur që ka një femër si Ariana në krah duke theksuar se gjithmonë ka qenë fans i zjarrtë e i saj.

Edhe pse ky ishte një hap i papritur për dyshen të cilët kanë vetëm një muaj të lidhur, miqtë dhe familjarët e tyre e kanë përkrahur dhe mirëpritur këtë vendim.

Javën e kaluar ish i dashuri i 24-vjeçares, Mac Miller e akuzoi publikisht për tradhëti por fjalëve të tij nuk i’a ka vënë veshin askush.