Eno Popi largohet nga ‘Wake up’ për një projekt tjetër, ja ku do ta shikoni sezonin e ri

Eno Popi largohet nga ‘Wake up’ për një projekt tjetër, ku do ta shikoni sezonin e ri

Ende pa nisur mirë pushimet zyrtare të këtij sezoni televiziv, emrat e njohur të ekranit kanë nisur të lakohen, bashkë me programet e tyre apo edhe me të reja në ekranet ekzistente apo edhe në të tjera.

 Pas shumë emrave që janë konfirmuar për programe dhe ekrane të reja, lëvizjet sezonin e ri do të ndodhin edhe brenda televizionit.

Eno Popi, një prej figurave identifikuese të Top Channel, mori drejtimin e programit të mëngjesit menjëherë pasi nga ai u largua Adi Krasta. Për shumë vite, i vetëm, por edhe i shoqëruar me kolegë, Enos iu besua “Mirëmëngjesi” i Top Channal. Por pas një sezoni impenjativ, të cilin e ndau edhe me Isli Islamin dhe Oriela Nebiajn, ka gjasa që sezonin e ri Eno të drejtojë një format tjetër.

Siç ka mësuar Blitz.al, Top Cannel ka blerë patentën e programit “Kutia e fundit”, që para disa vitesh drejtohej në Tv Klan nga Enkel Demi. Me nisjen e sezonit të ri televiziv, do të nisë edhe ky program, drejtimi i të cilit i është besuar Eno Popit.

Nuk dihet nëse Eno do të vijojë paralelisht edhe drejtimin e programit tjetër në formatin ‘game show’ në Top, “100 milionë”.