Malota vendos të largohet nga Vllaznia

Renato Malota nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm.

Nga Shkodra, bëhet me dije se qendërmbrojtësi ka mbyllur bashkëpunimin e klubin, teksa menjëherë për të kanë ardhur disa oferta të tjera.

Edhe pse nuk bëhet me dije ndonjë emër konkret, ekipe nga Kosova apo edhe Maqedonia flitet se po punojnë për të marrë shërbimet e tij.