Holanda i thotë ‘Jo’ Shqipërisë

Holanda duket se do të jetë vendi që do të bllokojë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.

Vendi pritet të vendosë veton për mos’hapjen e bisedimeve.

Janë të paktën 6 parti politike të cilat mendojnë se është herët që Shqipërisë ti hapen bisedimet.

Për ta, Shqipëria ka shumë probleme, si droga, korrupsioni, mungesa e zbatimit të ligjit, krimi i organizuar.

Vendimi është marrë në Komisionin e Çështjeve Europiane në Parlamentin Holandez.