Refugjatët, Franca e Gjermania lënë vetëm Italinë, BE nuk ekziston

Nga Diego Fusaro

Kush regjistron kërkesën për azil, duhet të marrë përsipër edhe mbajtjen e kërkueseve.

Ky, i përmbledhur shkurt fare, është thelbi i propozimit nga Bashkimi Evropian për temën e emigrantëve.

Bëhet fjalë, po ta shohësh mirë, për një mënyrë aspak të maskuar të thëni që Gjermania e Franca nuk duan të presin emigrantë.

Na i kanë lënë bujarisht neve, në një hov solidariteti. Edhe një herë ngre krye inekzistenca e Bashkimit Evropian.

Që është thjesht bashkim kapitalesh evropiane kundër popujve dhe klasës punëtore evropiane.