Hoxha dhe Trashi aksident me makinë, Partizani e mban të fshehtë. Gjendja e tyre

Një lajm që ka tronditur Partizanin dhe jo vetëm, edhe pse është mbajtur i fshehur.

“Sport Ekspres” zbulon se Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi janë aksidentuar me makinën e portierit të kuq pardje, teksa më keq e ka pësuar mesfushori, që ka pasur lëndime në brinjë, teksa do të duhet të qëndrojë pushim shtatë ditë, sipas raportit të parë mjekësor, edhe pse është stërvitur i diferencuar pikërisht për këtë arsye.

Sa i përket portierit, gjendja e tij është më e qëndrueshme.

Makina tip BMW X5 është bërë copash, por për fat të mirë nuk ka ndodhur tragjedia.