Befason Ramos: Maradona është vite dritë lag Mesit

Sergio Ramos nuk është menduar dy herë për t’i kthyer përgjigje Maradonës, i cili nuk e kishte konsideruar si kampion.

I pyetur se cili është mbrojtësi më i mirë, Maradona ka thënë: “Unë nuk mendoj se Ramos është një mbrojtës kampion. Mbrojtës i madh është Godin që mbron mirë dhe shënon gol”.

Por Ramos kundërpërgjigjet, duke thënë se Maradona nuk krahasohet me Leo Mesin, të cilin ai e zgjodhi si argjentinasin më të mirë të historisë.

“Në Argjentinë e dinë shumë mirë që Maradona është vite dritë larg lojtarit më të mirë argjentinas të historisë. Për mendimin tim ai është Lionel Mesi”, tha Ramos.