Aksidenti, përplas makinen në mur, plagoset bashkë me gruan

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur në Elbasan. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Broshkë.

Paraprakisht mësohet se shtetasi me iniciale  K.H., 31 vjeç, duke drejtuar mjeti tip 'Ford' ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali

Në njoftimin e policisë thuhet se:;"Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja F. H.,39 vjeçe. Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën". Ndërkohë një grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqëve të aksidentit.