Vazhdon shiu, më i dendur sot në Elbasan e Korçë

Sot pritet të ketë reshje të dobëta në gjysmën e qarqeve e vendit, por në qarqet Elbasan dhe Korçë ato pritet të jenë lokalisht deri mesatare. Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore të çdo qarku gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. 

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 30 °C
në vendet e ulëta: 20 / 33 °C
në vendet malore: 13 / 25 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet në orët e pasdites.