FOTO/Plumba gome dhe gaz lotsjellës, ja çfarë ndodhi në homazhet e reperit

Qindra fansa të reperit XXXTentacion bllokuan një rrugë në Los Angeles dhe u shpërndanë pasi dëgjuan të shtëna.

Policia ndërhyri në zonë duke qëlluar me plumba gome dhe duke hedhur gaz lotsjellës që turma të shpërndahej.

Mbledhja e tyre filloi rreth orës 8 të darkës dhe kishte qëllim të bënte homazh për vrasjen e reperit 20-vjecar. Ata mbanin postera dhe qirinj ndërsa thërrisnin emrin e tij duke hipur në majë të makinave dhe banesave në Melrose Avenue.

Disa anëtarë të turmës së zhurmshme kërceu edhe nga çatitë tek njerëzit që qëndronin më poshtë.