E pabesueshme: Futbollisti i Marokut tregon çfarë i kërkoi gjyqtari Ronaldos

Gjyqtari Mark Geiger ia ka kërkuar Cristiano Ronaldos fanellën pas ndeshjes.

Kështu ka deklaruar futbollisti i Marokut, Nordin Amrabat i cili ka shtuar polemikat pas fitores minimale të Portugalisë.

“Dëgjova prej Pepes në pjesën e parë, se i kishte kërkuar nëse mund të siguronte fanellën e tij. Këtu jemi në Kupën e Botës, nuk po flasim për ndonjë cirk”.

“Nuk e di me çfarë është mësuar arbitri, por pashë që ishte shumë i mahnitur nga Cristiano Ronaldo”, deklaroi Amrabat.