FOTO/ Njeriu më i vjetër në botë feston 117 vjetorin

Kur Emma Morano ka lindur, Umberto I ende mbretëronte në Itali, Fiat  sapo ishte themeluar dhe Milan Football Club nuk ishte krijuar akoma.

Të martën, kjo grua thjeshtë ka festuar ditëlindjen e saj të 117-të, një jetë të cilën e ka shtri jo vetëm në tre shekuj, por i ka mbijetuar një martesë abuzive e cila filloi me shantazh, për humbjen e djalit të saj të vetëm. Zonja Morano, më e madhja nga tetë vëllezërit e motrat e saj, është edhe e vetmja që jeton akoma. Ajo u lind më 29 nëntor 1899 në rajonin Piemonte të Italisë.

Këtë vit, ajo u bë zyrtarisht gruaja më e vjetër në botë e regjistruar pasin Susannah Mushatt Jones vdiq në maj.

 Ajo është edhe zyrtarisht personi i fundit që ka lindur në vitet 1800.