Berisha: Nuk ka shpëtim për Shqipërinë pa larguar Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri si një nga më të këqijat gjatë këtyre viteve pluralizëm.

Në një intervistë për gazetarin Everest Dedaj në Ora News, Berisha tha se i vetmi shpëtim që Shqipëria të dalë në udhëkryq është largimi i Edi Ramës dhe kriminelëve në qeveri.

Sipas tij kjo mund të ndodhë vetëm me anë të revoltave popullore.

‘Unë mendoj se dalja nga ky udhëkryq bëhet vetëm nëpërmjet një përmbysjeje në këtë vend dhe në mënyrë absolute asnjë rrugë tjetër. Largimi një orë e më parë të një revolte popullore që të largojë me çdo kusht këtë klikë dhe këtë narkoshtet’, tha Berisha.