Muller jep deklaratën e madhe në prag të ndeshjes kundër Suedisë

Thomas Muller, tha se Gjermania do të luajë vetëm për fitore ndaj Suedisë.

“Ne kemi analizuar tërësisht lojën kundër Meksikës, në të cilën, sigurisht, kemi dhënë shumë. Ajo që mund të thuhet është se ne kemi mjaft raste për të analizuar” tha sulmuesi i Bayern Munichut.

“Gjëja e rëndësishme tani është që ne të gjithë presim së bashku, kemi dy misione të rëndësishme për të zgjidhur dhe ne duhet të fitojmë të dyja ndeshjet, ne vetëm duam sukses. Duhet të fitojmë me çdo kusht.”, përfundoi ai.

 “Mannschaft” arritën dje në Socci, për të kryer stërvitjen e parë para ndeshjes. Gjermanët luajnë kundër Nordikëve të shtunën në orën 20:00.