Ters tek Anglia, dëmtohet ylli i Tottenhamit

Dele Alli ka shumë mundësi që të mos luajë në ndeshjen e dytë për Anglinë në Kupën e Botës 2018, të shtunën kundër Panamasë, si pasojë e një dëmtimi të pësuar në fitoren 2-1 ndaj Tunizisë.

Alli pësoi një dëmtim në minutën e 80-të të ndeshjes kundër Tunizisë, një tërheqje e lehtë muskulore që u shoqërua me shqetësim nga lojtari sepse druhej se ishte diçka që mund ta largonte nga pjesa e mbetur e Kupës së Botës.

Kontrollet mjekësore treguan se ai ka nevojë vetëm për dy ditë pushim, por logjikisht trajneri Southgate nuk do të rrezikojë aktivizimin e tij kundër Panama.

Në këto kushte, për ndeshjen kundër Panamasë do të garojnë për vendin e titullit Ruben Loftus-Cheek dhe Fabian Delph, me 22-vjeçarin si favorit.