‘Fiket’ trajneri i Laçit: Nuk e doja Anorthosis në short

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, ka komentuar shortin e Ligës së Europës, ku kurbinasit do të luajnë ndaj qipriotëve të Anorthosis, teksa ndeshja e parë zhvillohet më 12 korrik në transfertë.

Pas Osijekut që nuk e preferoja, Anorthosis ishte skuadra më e vështirë. Bëhet fjalë për një ekip shumë të fortë, që në përbërje ka pak lojtarë vendës, por mësë shumti brazilianë dhe nga shtetet e tjera të Amerikës Latine. Megjithatë, ne do ta studiojmë me imtësi kundërshtarin dhe do të japim 100 % tonë për të arritur një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë”, ka thënë trajneri i Laçit për “Panorama Sport”.