Zhytësi durrsak: Çuditë nuk kanë fund, në Durrës policia s’të lë të bësh foto në ujë….

Policia kufitare ndalon zhytësit shqiptarë dhe ata të huaj për të kryer çfarëdo lloj zhytjeje përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit. Denoncimi bëhet në rrjetet sociale nga zhytësi i vjetër durrsak Thoma Berberi, i cili shton se në këtë absurditet, policia kufitare nuk i lejon as për të bërë fotografi nën ujë.

“Çudia më e madhe që ndodh në Durrësin tonë është absurde! Në vijën bregdetare që lag Durrësin nuk mund të zhytet asnjë person i huaj ose shqiptar për aktivitet as për të bërë fotografi nën ujë !!!! Këtë përgjie më dhanë në policinë KUFITARE dhe gjithë këtë e justifikojnë si më poshtë!!!!!”, shkruan Berberi teksa publikon dhe vendimin e mëposhtëm:

VENDIM

Nr. 321, datë 28.5.2014

PËR SIGURINË NË DET, PLAZHE, NË UJËRAT E BRENDSHME NË THELLËSI TË

TERRITORIT DHE GJATË USHTRIMIT TË SPORTEVE UJORE ZONAT E IDENTIFIKUARA PËR T’U AUTORIZUAR PËR AKTIVITETE ZHYTJEJE

1. Zonat e hapura për aktivitete të zhytjes sportive:

a) Gjiri i Vlorës, zona nga Tuneli deri Jonufër: deri në 500 m nga bregu;

b) Zona e Karaburunit nga Raguza I deri në Shën Jan: deri 500 nga bregu;

c)Zona e Dhërmiut: 500 m nga bregu;

d)Gjiri i Himarës: 500 m nga bregu;

e)Bregu i Lukovës: deri 500 m nga bregu;

f) Plazhi i Bunecit: deri 500 m nga bregu;

g) Gjiri i Llamanit: deri 500 m nga bregu;

h) Në veri Kepi i Paladhës: 100 m nga bregu; i) Ksamil: 200 m nga bregu.!!”

“Pra DURRESI nuk figuron ! Si pasoje nuk lejohet aktivitet i zhytjes Policia kufitare te ndalon...

2. Gjatë zhytjeve duhet të vendosen bovat dhe sinjalizimet”, përmbyll statusin e tij Berberi.