FOTO/ Masakrohet shoferi i linjës Durrës-Manëz: Më goditën me thika

Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar brutalisht shoferin e linjës Durrës- Manëz duke e goditur me thikë dhe me levë.

Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme. Shoferi i dhunuar Klodjan Vata ndodhet në kirurgjinë e spitalit në Durrës për trajtim mjekësor.

‘Më goditën me thika, me leva’, ka thënë Vata për ‘Fax News’. Ndërkohë që ai ka deklaruar se ka arritur të memorizojë vetëm targën e makinës me të cilën autorët janë larguar.

Burimet policore deklaruan se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.