FOTO/ Kapet drogë e madhe në Vlorë

Një sasi e madhe droge është gjetur në zonën e Karaburunit në Vlorë.

Burime nga policia thonë se janë kapur më shumë se 800 kilogramë kanabis sativa ne vendin e njohur me emrin Gjiri i Bristanit.

Droga është gjetur në një magazinë në breg të detit.

Bashkë me drogën është gjetur dhe një sasi e madhe benzine e mbushur në bidonë që do të përdoreshin për të mbushur gomonen.

Ende nuk ka të dhëna për persona të arrestuar.

Vendi ku eshte gjetur droga