Shorti i Europa League/ Ja me cilin ekip do të përballet Partizani në turin e parë

Po hidhet në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë të Europa League, njofton Syri.net.

Nga ekipet e Superligës shqiptare në këtë kompeticion marrin pjesë Luftëtari, Laçi dhe Partizani.

Shorti e ka vënë Partizanin përballë sllovenëve të Mariborit. Një short i vështirë ky për ekipin e Skënder Gegës.

Ndeshja e parë do të luhet më 12 korrik në “Selman Stërmasi”, ndërsa ajo e kthimit në Slloveni më 19 korrik.