Kjo është arsyeja përse nuk duhet të vendosni qumështin në derën e frigoriferit

Mund të përshtatet më së miri, por nuk e ka vendin aty. Bëhet fjalë për qumështin dhe vendin e tij tradicional në derën e frigoriferit. Duket sikur ky i fundit është bërë posaçërisht për qumështin, por deri më sot e kemi vendosur gabim.

Një frigorifer i organizuar mirë është kushti minimal për ruajtjen e sigurt të ushqimeve.Temperatura e frigoriferit nuk duhet më e lartë se 5 gradë Celsius dhe vendosja e ushqimeve të nxehta në frigorifer prish këtë ekuilibër duke ndikuar në cilësinë e produkteve të ndryshme. Qumështi është një ndër to. Ky produkt kërkon një temperaturë tejet të feskët dhe temperature në derën e frigoriferit lëviz me disa gradë Celsius.

Hapja dhe mbyllja e shpeshtë e frigoriferti gjithashtu nuk rekomandohet. Për të shmangun prishjen e produkteve të bulmetit, gjejini një vend më të përshtatshëm në frigorifer.