Qesharake/ Golashënuesi më i mirë i Botërorit nuk është Ronaldo, por...

Mediat e huaja kanë bërë një statistikë interesante, pak edhe qesharake sa i përket këtij Botërori.

Përveç faktit që po njihet si Botërori i penalltive, ku deri me tani janë akorduar më shumë se 10 penallti, në këtë kopeticion është edhe një fenomen tjetër.

Janë shënuar më shumë autogola, pesë, vetëm një më shumë se sa i gjithë Botërori i vitit 1998, ku ishin shënuar gjashtë të tillë.

Interesante është se shumica e këtyre golave janë shënuar nga skuadrat afrikane, Nigeria, Maroku dhe Egjipti.

Pra, autogoli është golashënuesi më i mirë, pas tij vjen Cristiano Ronaldo me Denis Cheryshev që kanë shënuar nga tre gola, kurse nga dy gola kanë shënuar Costa, Kane, Lukaku dhe Dzyuba.