Aksident i frikshëm në Tiranë! Ja çfarë ndodhi tek Unaza e Madhe

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Unazën e Madhe, afër TEG-ut.

Dy makinat një “Audi A6” dhe një “BMV” kanë pësuar dëmtime të mëdha. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe po punohet për zbadhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.