Protesta në Rrugën e Kombit, 4 muaj burg kuksianëve

Gjykata e Kukësit ka vendosur të dënojë me nga 4 muaj burg dy të rinjtë që ndodhen në qeli, pas protestës kundër pagesës në Rrugën e Kombit.

Vendimi për Elton Cengu dhe Vasil Laçin është dhënë gjatë ditës së sotme.

Sipas vendimit të gjykatës, Cengu dhe Laçi do të fillojnë që ditën e arrestimit nga forcat speciale që terrorizuan qytetarët pas protestës epike të 31 marsit.