Teatri: Po procesi? Pse prapë ‘Fusha SHPK’??

Unë e dua një teatër të ri. Edhe pa kullë, nuk më ngel hatri. Por më shumë se teatrin, dua ligjin.

Prandaj, disa pyetje shkurt për teatrin, në këtë intervalin mes ndeshjeve:

1 -Pse Fusha shpk?

2 -Nga ta dimë ne ç'humbasim nëse procedura do bëhej ligjërisht?

3- Po sikur ndonjë kompani tjetër të ketë ide më bujare e pa kulla?

4 -Pse është ‘ok’ të shkelet ligji për Koncesionet e PPP-të  bashkë me ligjin për vetëqeverisjen vendore?

5 -Njeriu futet në burg për shkelje ligji kur p.sh. nuk paguan dritat; atëherë pse shkelja e ligjeve të mësipërme nuk qenka për burg?

6 -Pse shpërfillen procedurat, ligjet, njerëzit, mendimet e qytetarëve, e jo vetëm të artistëve? Mos nuk kanë mend njerëzit e nuk dimë gjë?

7- Shteti nuk ka parà ta bëjë teatrin të ri. S'ka gjë. Çfarë nxitimi ka? Dushet e pastrimin t'i rregullojë që tani. Një milionë lekë duhen, jo 30 milionë euro. T'i gjejë!

8 -Pse prapë firma e sheshit Skënderbej?

9 -Pse proçedurë e veçantë negocimi?

10 -Pse Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Qeveria shkelin ligjet e Kushtetutën në favor të një kompanie private, e të gjithë pa përjashtim, duhet ta qepim gojën?

P.S. Është e lutur opozita të merret me punët e veta e të mos e vrasë edhe këtë kauzë!