Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, vdes këmbësorja

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 23:22 minuta në autostradën Laç-Lezhë.

Policia e Lezhës njoftoi se më datë 18.06.2018, rreth orës 23:20, në aksin rrugor Lezhë - Milot, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren shtetasen P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka humbur jetën.  Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.