Atletico bën goditje e dyfishtë, zyrtarizohet rinovimi me Griezman dhe transferon...

Atletico Madrid tashmë e ka bërë zyrtare: Antoine Griezman  ka rinovuar dhe do të jetë pjesë e klubit deri më 2023.

Disa ditë pasi lojtari konfirmoi të ardhmen, vjen edhe zyrtarizimi nga klubi i Atleticos që po ashtu ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Thomas Lemar nga Monaco për rreth 50 milionë euro.

Një marrëveshje që skuadra madrilene e kishte arritur para një jave por mungonte zyrtarizimi.

Po ashtu, kontratë të re me Atleticon ka nënshkruar edhe ylli i kësaj skuadre Lucas Hernandez që do të jetë i lidhur me klubin deri në vitin 2024.